LAJMI I FUNDIT:

Harta e kërcënimit: Shqiptarët, të rrezikuar nga terrorizmi (Video)

Harta e kërcënimit: Shqiptarët, të rrezikuar nga terrorizmi (Video)

Pas sulmeve të Brukselit, Ministria e Jashtme britanike ka skicuar një hartë, nëpërmjet të cilës ngjyrat flasin për rrezikun e kërcënimit terrorist në botë.

Shqipëria është në grupin e vendeve me nivelin ngjyrë portokalli, çka flet për një rrezik të fshehur, por jo potencial. 4 është niveli më i lartë i kërcënimit, ndërkohë që Shqipëria mban indeksin 2.

Sipas hartës, Shqipëria dhe Serbia janë më pak të ekspozuara në rajon ndaj sulmeve terroriste. Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Bosnja kanë ngjyrën e kuqë, ose ndryshe nivelin 3 të kërcënimit nga grupet militante.


Ndërsa, nuanca më e errët e ngjyrës së kuqe paraqet vendet me kërcënimin më të lartë terrorist në botë. Në hartë, kjo ngjyrë dominon tek Franca, Gjermania, Spanja, Turqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Kjo shpjegon edhe sulmet e fundit të Brukselit që morën jetën e 31 personave.

Ministria e Jashtme britanike e konsideron rrezikun në këto vende si një kërcënim serioz dhe të pashmangshëm, ku shtetasve u sugjerohet të jenë vigjilent dhe të qëndr ojnë larg vendeve të mbipopulluara, madje rekomandohet edhe shmangia e transportit publik për disa kohë.

Ndërsa përtej oqeanit, kërcënimi për Amerikën dhe Kanadanë ka indeksin 3, një shkallë më poshtë se shtetet kryesore të Europës dhe ato të Lindjes së Mesme. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori