LAJMI I FUNDIT:

I harruar nga Ancelotti, ylli i Real Madridit mund të transferohet së shpejti në Ligën Premier

I harruar nga Ancelotti, ylli i Real Madridit mund të transferohet së shpejti në Ligën Premier

Ylli i Real Madridit, Fran Garcia ka marrë një ofertë nga një klub i Ligës Premier dhe mund të largohet nga Spanja në 2025. 

Garcia ka dështuar që të fitojë një vend në formacionin titullar të ‘Los Blancos’ që prej se u rikthye atje nga Rayo Vallecano në 2023. 

Reprezentuesi spanjoll kishte luftuar për të qenë zgjidhja e parë e krahut të majtë me Ferland Mendy në 2024/2025 teksa të dy lojtarët kishin numër të njëjtë të paraqitjeve në ligë. 


Përkundër faktit se është i barabartë me francezin në këtë aspekt, Mendy është lojtari i preferuar i Ancelottit dhe Garcia është frustruar me rolin e tij të reduktuar në ekip. 

Sipas një raportimi nga Relevo, ish-trajneri i Garcias tek Rayo, Andoni Iraola, po synon që ta sjellë atë tek Bournemouthi verën e ardhshme. 

Iraola ka impresionuar në Ligën Premier dhe për faktin se Milos Kerkez me gjasë do të largohet, do të duhet që të investohet në atë pozitë. 

Duke marrë parasysh se mundësitë që kontrata e tij të rinovohet përtej vitit 2027 janë të vogla, Garcia mund të jetë i hapur që të punojë sërish me Iraolan. 

Është bërë e ditur se Real Madridi do të kërkojë të paktën 15 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

La Liga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Kalo në kategori