LAJMI I FUNDIT:

Harrojeni Carneiron, kjo fizioterapeute e shpëtoi futbollistin e Lirisë

Harrojeni Carneiron, kjo fizioterapeute e shpëtoi futbollistin e Lirisë

Robert Gjeraj i ka shpëtuar një rreziku të madh. Futbollisti i njohur kosovar ka mundur ta humbasë gjithë sezonin pranveror, por e ka shpëtuar një fizioterapeute.

Ajo është Rezarta Shkurta Gashi, të cilën futbollisti i Lirisë e konsideron si pasuri të futbollit kosovar.

Në fakt, Gjeraj kishte probleme serioze në pjesën e poshtme të stomakut, pasi po vuante prej preponave. Pasi i ishte nënshtruar kontrollimeve, Gjeraj kishte marrë udhëzim për të qëndruar larg fushave të futbollit për gjashtë muaj, transmeton zeri. Dhe, rastësisht kishte shkuar për një tjetër kontroll te Rezarta Shkurta Gashi, te e cila e gjeti shërimin dhe shpëtimin.

“Kam pasur probleme serioze prej preponave gjatë sezonit vjeshtor, por përkundër problemeve, unë vazhdoja të luaja. Pas përfundimit të sezonit shkova te shumë mjekë. Në fund shkova për kontroll edhe në Tiranë, ku më dhanë pushim gjashtëmujor, me ç’rast u zhgënjeva tepër”, thotë Gjeraj. “Pastaj shkova te një fizioterapeute, te Rezarta Shkurta Gashi, e cila për tri javë me terapi ma sanoi krejt problemin dhe tani po ndihem sikur të mos kisha asgjë”, tregon Gjeraj.


Ai thotë se pikërisht kjo femër ia ka shpëtuar karrierën. “Kam qenë duke u tërheq prej futbollit, sinqerisht. Dhe kam ardhur në përfundim se nuk kemi fizioterapeutë adekuatë për futbollistë dhe në përgjithësi për sportistë”, ka potencuar Gjeraj, i cili tani mezi po e pret fillimin e sezonit pranveror, të cilit do të hyjë i motivuar, me shpresën që ta ndihmojë maksimalisht Lirinë drejt një përfundimi të suksesshëm të kampionatit.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori