LAJMI I FUNDIT:

Harris beson se ajo duhet ta zëvendësojë Bidenin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Harris beson se ajo duhet ta zëvendësojë Bidenin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, është e shqetësuar për diskutimin rreth ndryshimit të mundshëm të kandidatit demokrat për president të këtij vendi, Joe Biden, dhe arsyeja është se zgjedhja e kësaj partie mund të jetë një burrë i bardhë.

Mediat amerikane, duke cituar këshilltarët e saj, pretendojnë se ajo beson se duhet të jetë kandidatja e Partisë Demokratike, nëse zëvendësohet Biden.

Raportet thonë se Harris beson se zgjedhja e një njeriu të bardhë për të zëvendësuar Bidenin do të ishte “fyese” për votuesit me ngjyrë në SHBA, të cilët përbëjnë një pjesë të mirë të bazës demokratike.


Megjithatë, zyrtarë të Partisë Demokratike që nuk pajtohen me këtë pikëpamje thonë se Harris ka një shans më të keq për të mposhtur Donald Trumpin, kandidatin e partisë republikane.

Kujtojmë se Trump dhe Biden së fundmi zhvilluan debatin e tyre të parë para zgjedhjeve të nëntorit.

Konsensusi mes analistëve ishte se Biden dukej i dobët dhe disi i hutuar, me disa gafa, të cilat intensifikuan thirrjet për zëvendësimin e tij.

Ndryshe, Biden ka marrë mbështetje të fuqishme në mesin e demokratëve dhe të familjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri

Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri

Evropa
Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit

Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit

Amerika
Pas publikimit të Exit Poll, reagon për herë të parë kryeministri i ardhshëm britanik

Pas publikimit të Exit Poll, reagon për herë të parë kryeministri i ardhshëm britanik

Evropa
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Ushtria ukrainase tërhiqet nga një pjesë e një qyteti strategjik

Ushtria ukrainase tërhiqet nga një pjesë e një qyteti strategjik

Evropa
Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori