LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Xhavit Haziri rrugëtoi bashkë me Kosovën, me ndjenjën se rezistenca jonë duhet të arrijë kulmin e vet

Haradinaj: Xhavit Haziri rrugëtoi bashkë me Kosovën, me ndjenjën se rezistenca jonë duhet të arrijë kulmin e vet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e shtatores së heroit, Xhavit Haziri.

Haradinaj tha se sot kësaj vatre të kulturës, dijes e artit po i shtohet edhe shtatorja e heroit Xhavit Haziri, dhe në këtë mënyrë po konfirmohet respekti për atdhetarët, çlirimtarët, liridashësit, për ata që kanë bërë shumë për lirinë tonë.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se nuk ka pasur rastin të bashkëveprojë dhe ta njoh fizikisht Xhavitin, por nga ajo që ka mësuar dhe që dihet, e bëjnë atë njeri të veçantë.


“Ai që në fillet e hershme të jetës së tij bashkë me veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare iu kushtua organizimeve ilegale të atëhershme që nuk pajtoheshin me pozicionin e padrejtë e diskriminues të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe kërkonin një pozicion të barabartë me Republikat tjera”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, thuhet në njoftimin për media.

Duke folur për veprimtarinë e heroit Xhavit Haziri, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se ai rrugëtoi bashkë me Kosovën, bashkë me shqiptarët, bashkë me ndjenjën e shqiptarëve se rezistenca jonë duhet të arrijë kulmin e vet, të një rezistence të armatosur të luftës për liri.

“Për fat nuk iu mohua kjo mundësi dhe pas vuajtjes në burgje, veprimtarisë së vet, arriti të bëhet pjesë e luftës për liri. U ndal nga armiku ynë, ashtu siç ai di, në mënyrë të pabesishme, por asnjëherë nuk do të ndahet nga ne, nga populli i tij për të cilin u flijua dhe u sakrifikua. Lavdi e përjetshëm jetës dhe veprës së tij. Lavdi gjithë të rënëve për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori