Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot banorët e Shqipërisë, të strehuar përkohësisht në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri në detyrë Haradinaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, menaxhmentin e Parkut Inovativ, Drejtuesit e Policisë së rajonit të Prizrenit, drejtuesin e shoqatës Nënë Tereza z. Zef Shala, përfaqësuesit e shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës dhe vullnetarët e angazhuar në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren.
Haradinaj është njoftuar me të gjitha ecuritë në Parkun Inovativ Trajnues, angazhimet institucionale dhe të donatorëve e vullnetarëve dhe me gjendjen shëndetësore të të strehuarve.
Me këtë rast, Haradinaj tha se Kosova është angazhuar me të gjitha mekanizmat e saja për t’u dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë dhe se tani po punohet, në koordinim me autoritetet shqiptare në rikthimin e tyre në Shqipëri.
Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që pas tërmetit me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë, u bë strehë e qindra bashkëkombësve tanë. Fillimisht në park ishin akomoduar dhe strehuar mbi 500 persona. Pas regjistrimit dhe evidentimit të këtyre personave, tashmë kanë nisur edhe procedurat e kthimit në baza vullnetare. Aktualisht në park po qëndrojnë rreth 300 persona, derisa kthimi i tyre i organizuar dhe menaxhuar në mënyrë institucionale po vazhdon çdo ditë.
Haradinaj, theksoi që Kosova pas veprimeve të para që ka ndërmarrë për ta ndihmuar Shqipërinë dhe pas strehimit të përkohshëm të banorëve të saj në Kosovë, do të vazhdojë angazhimin e nevojshëm për rikthimin e tyre dhe gjithashtu pas procesit të rikthimit, do të jetë në gjendje gatishmërie, për t’u dalë në ndihmë, në rast nevoje institucioneve të Shqipërisë, në tejkalimin e kësaj situate.
Në linkun e mëposhtëm mund t’i shkarkoni pamjet që pasqyrojnë ambientet e brendshme të parkut, të strehuarit, depon ku janë grumbulluar ndihmat e qytetarëve të Kosovës, vullnetarëve të angazhuar në park dhe takimin e Haradinajt me palët e përfshira në këtë proces.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje