LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj: Vizita e Dole shënoi kthesë të madhe në Kosovë

​Haradinaj: Vizita e Dole shënoi kthesë të madhe në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart vizitën e senatorit amerikan Bob Dole 30 vjet më parë në Kosovë.

Me rastin e vendosjes së bustit të senatorit Dole sot në Prishtinë, i pari i AAK-së tha se lapidari i senatorit Bob Dole në kryeqytet, përpos që nderon mikun e madh të popullit të Kosovës, ai simbolizon edhe ngjarjen historike të 29 gushtit 1990, që shënoi kthesë të madhe e i dha orientim zhvillimeve që do të pasonin.

Haradina ka thënë se të kryesuar nga Bob Dole, senatorët amerikan vërtetuan prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik.


“Aleanca e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, do të niste një kapitull të ri, i cili i kurorëzua me shumë suksese në dobi të demokracisë dhe të drejtës së shqiptarëve të jenë zot në shtëpinë e tyre. Edhe pse në moshë të shtyrë, Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes së popujve që ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre për liri e demokraci. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë popullin mik amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori