Haradinaj ua uron myslimanëve muajin e Ramazanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar myslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka uruar që ndër tjerash, ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Postimi i tij:Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë!
Nga
Telegrafi
26/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































