Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar të ketë njohuri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Haradinaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, duke thënë se ende nuk e ka dëgjuar lajmin.
“Hala nuk e kam dëgjuar lajmin, po kam dëshirë ta ruajmë porosinë për këta të rinj dhe të reja”, tha ai.
Ai këto komente i bëri me rastin e vizitës në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku u njoftua nga afër me punën që bëhet aty.
Haradinaj vizitoi të gjitha hapësirat e punës në ICK, derisa shprehi gatishmëri që si qeveri të mbështesin ndërmarrësit e rinj.
“Ne si Qeveri e vendit jemi të interesuar që të marrim përgjegjësit tona që këto të reja e këta të rinj, jo vetëm të jenë të suksesshëm, por ndoshta këta me qenë ata që krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Ne e kemi edhe Ministrinë e Inovacionit dhe e kemi të paraparë një përkrahje për bizneset e reja, për ata që nisin, dhe është një mundësi që po ashtu me i ndihmuar në infrastrukturë. Ju e shihni, këtu është bukur e mbipopulluar hapësira dhe me siguri që e kanë të vështirë që të gjithë të gjejnë hapësirë. Duke u bazuar në këtë përvojë, mendojmë për një hapësirë më të madhe”, tha Haradinaj.
I kënaqur me ato që pa në ICK, Haradinaj tha se angazhime të tilla, inovative dhe krijuese, janë shumë të mira për Kosovën.
Ndërsa drejtori i ICK-së, Uranik Begu, e quajti lajm të mirë premtimin e kryeministrit për të ndihmuar ndërmarrësinë në vend.
“Ndërmarrësia dhe inovacioni në vend, sot janë më të nevojshme se kurdo tjetër. Duhet futur një gjak i ri në ekonominë e vendit tonë, dhe nëse shohim edhe potencialin, por edhe aftësitë e këtyre të rinjve që pamë sot bashkë, është një mundësi e mirë. Pamë shenja pozitive, lajme të mira nga qeveria dhe po shpresoj se muajve në vijim do të kemi mundësi që t’i konkretizojmë disa veprime dhe me të vërtetë të shohim rezultate të prekshme dhe t’i japim shpresë rinisë, e cila e meriton një të ardhme më të mirë”, tha Begu.
Krejt në fund, Haradinaj la të nënkuptohet se do të shohin mundësi bashkëpunimi edhe me fusha të tjera. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania