LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon ambasadorin Abbott, flasin për zhvillimet politike në vend

Haradinaj takon ambasadorin Abbott, flasin për zhvillimet politike në vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme rreth Kosovës por edhe më gjerë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Haradinaj e njoftoi ambasadorin Abbott për progresin e përgjithshëm në Kosovë, zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe e njoftoi atë për procesin zgjedhor të 6 tetorit, që siç tha Haradinaj, rezultoi të jetë fer dhe demokratik, përmes së cilit u dëshmua një pjekuri e lartë politike, por edhe qytetare.

“Populli dhe Qeveria e Kosovës janë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në krijimin e marrëdhënieve të mira në funksion të zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme dhe uroj që partneriteti ndërmjet dy vendeve tona të vazhdojë në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha Haradinaj, duke shprehur mirënjohje të sinqertë në emër të qytetarëve të Kosovës për gjithë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’i shtyrë përpara proceset jetike në konsolidimin e shtetësisë së vendit.


Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që shteti ynë mik, Mbretëria e Bashkuar, i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fushat e zhvillimit, dhe tani në fazën e shtetndërtimit, në të njëjtën kohë ka kërkuar vazhdimin e mëtejmë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Nga ana e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj edhe më tutje përkrahjen për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori