LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takoi ministrin dhe komandantin e FSK-së, diskutuan për shndërrimin e saj në ushtri

Haradinaj takoi ministrin dhe komandantin e FSK-së, diskutuan për shndërrimin e saj në ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së drejt shndërrimit të saj në ushtri kosovare.

“Ministri Berisha e njoftoi Kryeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rama pasi e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të qeverisë kosovare, e informoi atë për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.


Haradinaj shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Kryeministri u nda shumë i kënaqur me punën që po bëhet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se do të punojë shumë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që FSK-ja të kontribuojë kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori