LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan: Pa SHBA-në dialogu nuk prodhon rezultat

Haradinaj takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan: Pa SHBA-në dialogu nuk prodhon rezultat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me koordinatoren për Diasporë, Time Kadrijaj, kanë pasur një takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC).

Ai njofton se në këtë takim u bisedua për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës.

Haradinaj po ashtu thotë se ka njoftuar anëtarët e Bordit për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me dialogun dhe vizitën e Palmerit në Kosovë.


“Njoftova anëtarët e Bordit për takimin që kam pasur me Ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej Presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai totë se ka kërkuar nga Kongresi PanShqiptar Amerikan që të mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO, njohjen nga pesëshja evropiane si dhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për Kosovën.

“Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, anëtarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja evropiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, shtoi tutje Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori