LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj–Stublla paralajmëron vizitën në Izrael: Presim të nënshkruajmë një dokument për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Haradinaj–Stublla paralajmëron vizitën në Izrael: Presim të nënshkruajmë një dokument për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në shtetin e Izraelit.

Haradinaj – Stublla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropian tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Haradinaj–Stublla flet për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare dhe për qëndrimin e Holandës rreth liberalizimit të vizave
Lexo po ashtu Haradinaj–Stublla flet për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare dhe për qëndrimin e Holandës rreth liberalizimit të vizave

“Ende është në diskrecion të plotë. Ka zhvillime çdo ditë në këtë raport. Edhe Hoti e ka pas një telefonatë historike me palën e Izraelit. Prej asaj dite të marrëveshjes së Washingonit ka pasur zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë në Izrael. Më ka ftuar homologu. Nuk ndodh njohja vetëm me notë verbale, ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun e izraelit”, tha Haradinaj – Stublla.


Ndryshe, Kosova ditë më parë emëroi përfaqësuesen e parë në Izrael,  Ines Demiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori