LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sektori i bujqësisë, prioritet i Qeverisë së Kosovës

Haradinaj: Sektori i bujqësisë, prioritet i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë, të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryeministri tha se kjo konferencë është mundësi e mirë për të analizuar vitin që po e lëmë pas dhe planifikuar vitin që vjen. Haradinaj ka theksuar se bujqësia është e rëndësishme dhe meriton vëmendje të madhe.

“Është lajm i mirë, që bujqësia ka marrë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës dhe kjo vërtetohet me rritjen e buxhetit nga viti në vit”, tha kryeministri, duke falënderuar edhe partnerët, si Komisionin Evropian, USAID-in.


Kryeministri tha se Qeveria do t’i kushtojë vëmendje këtij sektori dhe vitin që vjen do të punojë për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë, duke vlerësuar lartë resurset edhe të pylltarisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme që përkrahja, grantet dhe subvencionet të mbërrijnë te ata që i meritojnë, te ata që ju takojnë. Në të kaluarën kanë ndodhë edhe keqpërdorime në ndarjen e granteve dhe subvencioneve. Grantet dhe subvencionet janë paratë e taksapaguesve, donatorëve dhe ato duhet të shkojnë te ata që i meritojnë”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, ai theksoi se Kosova nuk e ka të lehtë hapjen e vendeve të punës. “Vendet e punës vijnë si kërkesa nga tregu, andaj të konsumohen prodhimet vendore, ngaqë kjo shpie te stimulimi i prodhuesve vendorë dhe kështu edhe deri te hapja e vendeve të punës”, tha haradinaj.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka prezantuar arritjet e deritashme në zhvillimin e bujqësisë dhe ka prezantuar prioritetet në të ardhmen, në të cilat do të fokusohet Ministria.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të BE-së dhe USAID-it, të cilët njëkohësisht janë edhe donatorët kryesor në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Kalo në kategori