Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron gabim të madh qëndrimin e pozitës ndaj rezolutës për Policinë e Kosovës, si dhe mosdekretimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai e vlerësoi si të nevojshëm votimin e një komisioni për hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Haradinaj në një intervistë për KosovaPress, e quan sjellje të ulët veprimin e qeverisë aktuale sa i përket ndërmarrjes së veprimeve në raport me Policinë e Kosovës, derisa tha se rritja e pagës së tyre po mbahet peng deri në zgjedhje, ‘vetëm sa për t’i siguruar votat’.
Në seancën e jashtëzakonshme të 19 tetorit, Kuvendi i Kosovës dështoi të hidhte në votim projektrezolutën që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk ishin prezent deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sjellja e tyre gabim, është vështirësuar jeta, janë rritur çmimet, ju e dini energjia është rritur dy herë. Çmimet e tjera të jetës janë shtrenjtuar dhe nuk janë rritur pagat. Policët po kanë ngarkesë të madhe, kishin ngarkesë në kohën e pandemisë, pastaj me zhvillimet në veri me orare të gjata. Shumë gabim është mospërkrahja e policisë.
Është, po ashtu e ulët të mbahet kështu peng deri pak para zgjedhjeve, që t’ua rrisin para zgjedhjeve sa me iu marrë votat. Rriti tash dhe do t’ua japin votën, pse të presin fundin e mandatit. 01:57 Duhet të dyfishohen pagat në Kosovë. Kanë ndodhur shumë zhvillime në ekonomi, në trendet globale. Janë rritur edhe interesat ose kamata për kredi. Veç para një viti kur ke marr kredi, kamatat kanë qenë 3-4 për qind, sot i ke 8-9 për qind. Edhe kjo është një lloj vështirësie e jetës, duhet të rriten pagat të policisë dhe të sektorëve të tjerë në Kosovë”, potencoi Haradinaj.
Lidhur me mosdekretimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj, i pari i AAK-së, derisa citoi fjalët e kryeministrit Kurti “Të gjithë do të bashkohen’, tha se është gabim ndërhyrja në gjyqësor.
“Është gabim, është ndërhyrje në përgjithësi të gjyqësorit, nuk do të kishte qenë ndoshta aq tragjike qëndrimi i presidentes Osmani, mos të kishim qenë dëshmitar të sulmeve politike që kanë ardhur nga kryeministri në vazhdimësi ndaj kandidatit për kryeprokuror. Dhe u konfirmua se askush nuk do të bëj qëndrimin e njëjtë por ‘Të gjithë do të bashkohen’ siç thotë Albini, që është shumë keq besoj për ndarjen e pushtetit për gjyqësorin. Por, edhe për politikën është keq”, tha Haradinaj.
Ai tha se është e mirëseardhur miratimi i Rezolutës nga Parlamenti Evropian, ku u dënua ashpër sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai tha se shpreson që Parlamenti Evropian, do ta votojë edhe një komision për hetim ndërkombëtar për aktin agresor që ka ndodhur në Banjskë.
“E mirëseardhur është, vërtetë e nevojshme, shpresoj që në Parlament Evropian, do ta votojnë edhe një komision për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist që ka ndodhur në Kosovë, sulmin në Banjskë. Është një sulm terrorist, formacioni ishte terrorist, Serbia e ka përkrahur apo sponsor i terrorizmit, duhet një hetim ndërkombëtar”, tha Haradinaj.
Këtë të enjte, me miratimin e rezolutës nga PE-ja, eurodeputetët kritikuan ashpër politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e cilësuan atë “të rrezikshme.” Në këtë rezolutë theksohet se autorë e sulmit terrorist janë “paraushtarakë serbë të mirë-organizuar në Banjskë.”
Ndërkaq, rezoluta e Parlamentit Evropian u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit, ta dënojnë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A