LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret zv.ndihmës sekretarin e SHBA-së: Kemi bërë progres në sektorin e sigurisë

Haradinaj pret zv.ndihmës sekretarin e SHBA-së: Kemi bërë progres në sektorin e sigurisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim, zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan Andrews.

Në këtë takim, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar Andrews për zhvillimet politike në vend, për sukseset e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, prioritetet në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.


Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm, në forcimin e institucioneve të vendit, kërkoi që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta.

“Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pakursyer dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se roli i SHBA-ve për anëtarësimin në BE dhe në NATO, është i pazëvendësueshëm.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, theksoi se Kosova ka arritur të ndërtojë institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot është e gatshme të qëndrojë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë. /Telegrafi/

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori