Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të martë në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim Haradinaj ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së për dialogun.


“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu, Haradinaj tha se Lajçakun e ka falënderuar për angazhimin e tij dhe të BE-së në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Lajçak do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë deri nesër, 29 qershor. Gjatë ditës së sotme ai ka takuar edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa një ditë më parë kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

289052437 583722279785791 235167691317864489 n

288935774 583722133119139 2218872220317830680 n

289012974 583722229785796 1067034662129425768 n