Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ish presidentin Bill Clinton.

Haradinaj ka thënë se falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit të ish presidentit Clinton, populli i Kosovës jetësoi të drejtën për liri dhe demokraci, dhe ndërtoi shtetin e Kosovës.


Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Clinton ka ndihmuar Kosovën ta fitojë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen.

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës! Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!
President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!/Telegrafi/

62560988 1210790125712066 7903966716407840768 n

62534843 1210789732378772 2306924108316672000 n

62226991 1210789722378773 5584453951572410368 n

62480531 1210789882378757 8534586314824089600 n

62324182 1210790032378742 8555466822319603712 n