Haradinaj premton pension bazik 200 euro dhe pagë minimale 600 euro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimeve të fundit nga Qeveria në detyrë, ku u miratua rritja e shtesave për fëmijë dhe pensione.
Në reagimin e tij, Haradinaj ka shkruar "Shumë vonë, shumë pak. Marre".
Sipas tij, kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh.
"Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj", ka pohuar ai.
Ndryshe, vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë kanë nxitur disa reagime./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































