Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për humbjen e jetën së një 27 vjeçari nga shembja e një pjesë të objektit të ish-hotel “Adriatiku”, tha se përgjegjësia për zbatimin e ligjit për të drejta dhe kushtet në punë bie drejtpërdrejtë mbi Qeverinë e Kosovës. Ai këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas Haradinajt, duhet të shtohet serioziteti i zbatimit të ligjit për të drejtat dhe kushtet në punë, në mënyrë që të parandalohen rastet tjera në vend.
“Rregullimi ose zbatimi i ligjit të punës, të drejtat dhe kushtet janë obligim i Qeverisë. Ne jemi zbatues. Përgjegjësia bie mbi Qeverinë për zbatimin e ligjit. Duhet të shtohet serioziteti i zbatimit të ligjit për të drejtat në punë, kushtet etj. Ne kemi një pjesë të ekonomisë të paregjistruar joformale.. Duhet t’i kthehemi edhe luftimit të jo formalitetit”, ka thënë ai.
Po ashtu Haradinaj tha se ka kërkuar publikisht edhe hetime për këtë.
“Konstatimi i përgjegjësisë duhet të fillohet. Duhet krijuar një hetim në këtë rast. Unë kam kërkuar hetim për këtë. I ndjeri tashmë nuk kthehet në jetë, por duhet të parandalojmë raste të tjera”, u shpreh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, një pjesë e ish-hotel “Adriatiku”, është rrënuar të hënën rreth orës 16:00, duke e zënë kështu një person në brendësin e saj, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të ikin.
Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.
I riu 27 vjeçar, Visar Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet