LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për grevën e mësimdhënësve: Do ta shohim mundësinë e amendamentimit të Ligjit për pagat

Haradinaj për grevën e mësimdhënësve: Do ta shohim mundësinë e amendamentimit të Ligjit për pagat

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në lidhje me grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK) ka thënë se do ta shohin mundësinë e amendamentit të Ligjit për pagat në pjesën që ka të bëjë me mësimdhënësit.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë vizitës që ia bëri Ministrisë së Inovacionit.

Ai tha se do ta shohin mundësinë e amendamentimit të Ligjit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve, raporton Telegrafi.


“E kam takuar Sindikatën e mësimdhënësve, Rrahman Jashari dhe kolegët tjerë. I kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marr paga dhe shtesat. Shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Jemi në diskutim për ligj dhe do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë në grevë të përgjithshme.

Greva do të jetë me afat të pacaktuar, ndërkaq ata po kërkojë rishikimin e ligjit të pagave, me të cilin po kërkojnë ngritjen e pagave për mësimdhënësit për 30 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori