LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për 8 Mars publikon një foto me nënën e tij: Gratë kanë qenë shtylla në përballje me sfidat që kemi kaluar

Haradinaj për 8 Mars publikon një foto me nënën e tij: Gratë kanë qenë shtylla në përballje me sfidat që kemi kaluar

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar 8 Marsin, ka thënë se populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, ndërsa gruaja ka qenë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, në të cilin Haradinaj ka publikuar edhe një fotografi me nënën e tij, ka thënë se shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht ka shumë punë për t’u bërë.

Postimi i plotë:


“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.

Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë.

Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri.

Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori