Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se për transformimin e FSK-së në FAK nuk ka biseduar asnjëherë me Listën Serbe kur kishin bërë koalicion qeverisës, sikurse nuk ka biseduar me PDK në atë kohë për demarkacionin dhe vazhdojnë të kenë edhe më tej qëndrime të ndara për shënimin e vijes kufitare me Malin e Zi.
Edhe pse i pyetur nga gazetarët, Haradinaj sot nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje kërkesën e Quint-it për lidhur me Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij, ato i ka thënë për çdo ditë.
Këto deklarata kryeministri i Kosovës i tha pas një takimi që pati me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, takim ky që ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë.
“Kur është bërë koalicioni qeverisës për disa tema, p.sh, me PDK-në s’kemi biseduar për demarkacionin dhe kemi qëndrime të ndara. Edhe me Listën serbe në atë kohë nuk i kemi biseduar këto tema. Pra, temën e ushtrisë nuk e kemi pasur çështje të diskutuar. Tani ajo temë eksiton, por nuk kemi një bisedë për këtë temë me Listën serbe dhe nuk ka ndodhur”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tha se takimi kishte karakter pune pasi që Ministria e është një ministri më rëndësi të madhe për shkak se kjo ministri menaxhon më krejt resurset që janë në bujqësi, në pylltari dhe jo vetëm kaq ka edhe një buxhet i cili dedikohet fermerëve prej të cilit buxhet 48 milion euro janë dedikuar subvencioneve dhe grandeve njëkohësisht janë edhe 8 milion për infrastrukturë që nënkupton ujitjen.
Ai kërkoi që të gjitha këto subvencione dhe grante do të ishte mirë që të shpërndahen në mënyrë të drejtë tek fermerët.
“Të gjitha këto subvencione e grande me u shpërnda në mënyre të drejt e më mbërri tek të gjithë e jo vetëm me kaq, por më mundur me përcjellë përkrahjen ndaj fermerëve, ndaj zhvillimit të bujqësisë edhe me ekspertizë edhe më teknologji të re”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo e njoftoi kryeministrin për aktivitetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe për sfidat që është duke u përballur kjo ministri. Ai theksoi faktin se buxheti për bujqësinë këtë vit është rritur, dhe kjo do të mundësojë realizimin e projekteve të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
“Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të implementojë politikat e programit zhvillimor, duke ndikuar kështu në forcimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural. Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte për vitin 2018, synojmë rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, krijimi e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Investimet e ministrisë përmes këtyre dy programeve, për të cilat sivjet janë planifikuar 48 milionë euro, do të orientohen në shumë sektor dhe nënsektor të bujqësisë”, tha Rikallo.
Kryeministri Haradinaj nuk i ka ardhur duarthatë ministrit të tij. Ai i ka sjellë atij një shishe me raki.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë