Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin informativ-kulturor dhe ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton: “Zbulimi i hershëm=Mbijetesë”, që u organizua për të 11-ën herë nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, udhëhequr nga Nafije Latifi.
Ky manifestim ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjiri dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka njeri në glob që nuk e kupton se sa është me rëndësi diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje.
“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”, tha Haradinaj, duke theksuar se aktiviteti i sotëm dhe vetë Qendra e cila e ka për qëllim luftimin e kësaj sëmundje, është dëshmi se sa është ngritur vetëdija te ne.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se kjo vetëdije e ngritur duhet të përhapet te të gjithë.
“Jo çdo herë personi vet merr vendimin. Shumë herë vendimin për të mund ta marrin familja, ata që qëndrojnë më së afërmi. Duhet t’i inkurajojmë femrat, ato në qytete dhe zona rurale, që të marrin guximin njerëzor, të besojnë dhe të veprojnë me kohë”, tha Haradinaj.
Para shumë të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka ndryshuar qasjen ndaj shëndetësisë, edhe pse ka ende punë për të bërë, duke shtuar se do të jetë përkrahë gjithë atyre që janë të prekur më këtë sëmundje që të ndihmoj që zbulimi dhe diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje të bëhet më i lehtë për secilën grua kosovare.
Duke përgëzuar të gjitha ato gra që e kanë mundur këtë sëmundje, kryeministri Haradinaj ftoi të gjitha gratë që të mos dorëzohen, por ta luftojnë këtë sëmundje.
Para të pranishmëve nga një fjalë e kanë mbajtur edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Arben Bislimi nga shoqata e Onkologëve dhe Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A