Telegrafi

Haradinaj takon Naser Shalën: Masakrimi i familjes Shala u bë motiv për shumë luftëtarë të kohës

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar fotografi me Naser Shalën, të cilit ka thënë se gjatë luftës së Kosovës, i janë masakruar familja.

Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se masakra ndaj familjes së Shalës, ishte bërë motiv për shumë luftëtarë të UÇK-së.

“Për ata që nuk të njohin, masakrimi i familjes tuaj u bë motiv për shumë e shumë luftëtarë të kohës. Vazhdoje jetën gjurmëve të baballarëve ashtu siç të njohëm.
Përjetësisht respekt Naser Shala (Ftyra) ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë Naser Shala, i njohur në publik si komandant ‘Fytyra’, të martën ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./Telegrafi/