LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ky ligj po fut thika në mes pjesëtarëve të luftës së UÇK-së

Haradinaj: Ky ligj po fut thika në mes pjesëtarëve të luftës së UÇK-së

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ligji për veteranët është shumë gabim.

Ai ka thënë se ky ligj po fut thika në mes pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.

“Kur ka pasur UÇK në vitin 1991, kjo është mashtrim. Kush është UÇK-ja e vitit 1991? Kush dreqin janë ata njerëz? Ka pasur njerëz që kanë sakrifikuar, por nuk ka pasur çka po thuhet. Ne mund të bëjmë ligje të veçanta për të gjitha kategoritë që kanë sakrifikuar, por duhet që të jemi të saktë”, tha Haradinaj.


Haradinaj ka deklaruar se ky kategorizim do të shkaktojë përçarje në popull dhe si i tillë është krejt i papranueshëm, sepse nuk mund të ndahen në të tilla grupe pjesëmarrësit e luftës.

” Jeni duke bërë shumë gabim me këtë ligj. Edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së kanë rënë pre e mashtrimeve ordinere të disa zyrtarëve”, theksoi Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai u ka bërë lutje deputetëve që të mos e votojnë këtë ligj. Haradinaj ka shtuar se edhe FMN-ja duhet të kuptojë se nuk mundemi me ju nënshtrua.

Haradinaj ka theksuar se nëse ka pasur matrapazë që janë fut në listat e veteranëve duhet larguar.

“Nëse Anton Quni e Adem Grabovci me bashkëluftëtarë pajtohen me këtë ligj atëherë edhe unë do të votoj pro”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori