LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi nuk është i shënuar, Qeveria ta formojë Komisionin Shtetëror

Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi nuk është i shënuar, Qeveria ta formojë Komisionin Shtetëror

Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i këtij subjekti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formojë Komisionin shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Unë i propozoj Qeverisë që të formojë komisionin shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ai komision nuk është ekzistues, ka pas shkarkime dhe dorëheqje. Ju premtoj që si Aleancë do të ju përkrahim për formimin e këtij komisioni”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se arsyeja që duhet të krijohet ky komision, është sepse nuk ka ndodh demarkimi me Malin e Zi, shkruan Telegrafi.


“Komisioni i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, nuk i kanë qit gurtë. Kufiri që është sot është ai që e kemi gjet para marrëveshjes”, u shpreh Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, më tej ka shtuar se Kuvendi i Kosovës ka hyrë në obligim për t’i zbatuar të gjeturat e raportit të Komisionit Shtetëror.

“Nëse nuk respektohet raporti i këtij komisioni atëherë bëhet shkelje ligjore por edhe Kushtetuese. Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri të ecet në këtë radhë, atëherë kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh. Mali i Zi është vend mik dhe nuk kem arsye me krijuar tensione të panevojshme”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori