LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosovës i duhet të shkojë në OKB

Haradinaj: Kosovës i duhet të shkojë në OKB

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj tha para delegatëve në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Suharekë, se kjo komunë udhëhiqet nga njeriu i duhur sikurse është Bali Muharremaj.

Nga Theranda, Haradinaj ka shprehur admirimin për dëshmorët, invalidët, veteranët e gjithë ata që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

Edhe para qytetarëve të Therandës, kreu i Qeverisë ka thënë se liberalizimit të vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanimë kanë lidhur një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.


Haradinaj tha se, “Kosovës i duhet gjithsesi që të shkojë në OKB”. E kjo sipas tij, është duke u njohur mes vete me shtetin fqinj, Serbinë. Ai e ka quajtur jo të lehtë njohjen me Serbinë, duke kujtuar masakrat dhe atë çka ka bërë Serbia në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, kjo do të ndodh për të ecur përpara Kosova, raporton KP.

Kreu i ekzekutivit tha se gjitha këto do të bëhen, por jo duke lënë anash ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, sepse janë duke bërë shumë edhe në këtë drejtim.
Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, u shpreh se AAK e riktheu qeverisjen në Therandë dhe deri këtu kanë ardhur falë punës së madhe.

Ai tha se ka marrë obligime nga qytetarët për të qeverisur me Therandën. Muharremaj theksoi se për këtë kohë të shkurtër arritën t’i kryejnë shumë punë.
Kreu i komunës tha se premtimet që kanë dhënë po i realizojnë në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes.

Ai shtoi se për interesin e qytetarëve po bashkëpunojnë edhe me opozitën. Muharremaj shtoi se do të bëjnë investime milionëshe në të gjitha sektorët. Madje, shtoi se ndonjëherë po mendon se Theranda është Suedi, pasi sipas tij, në çdo fshatë po punohet pa ndalë, edhe të shtunën edhe të dielën.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori