LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka gra të afta dhe të gatshme t’i kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike

Haradinaj: Kosova ka gra të afta dhe të gatshme t’i kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka gra të afta dhe të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike.

Kështu ka thënë Haradinaj pas ceremonisë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership i mbështetur nga USAID dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


“Në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership, program ky i organizuar nga NDI dhe mbështetur nga USAID dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Përmes këtij formati, NDI i ndihmon gratë të cilat kanë filluar rrugëtimin e tyre në politikë, të zgjerojnë rrjetin e tyre politik dhe profesional, duke punuar bashkë në avancimin e karrierës së tyre politike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ky program do t’i ndihmojë gratë të përfitojnë ndjeshëm në karrierën e tyre që të arrijnë potencialin e plotë.

“Është mbresëlënëse që Kosova ka gra të afta, të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike. Kam besim se ky program do t’i ndihmojë ato të përfitojnë ndjeshëm në karrierën e tyre që të arrijnë potencialin e plotë. Falënderues ndaj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Lajme
Kalo në kategori