LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova e gatshme të fuqizoj partneritetin ekonomik me Greqinë

Haradinaj: Kosova e gatshme të fuqizoj partneritetin ekonomik me Greqinë

Krahas qëndrimit politik, Greqia gjithmonë ka pasur një rol konstruktiv karshi Kosovës dhe ne jemi të interesuar që ky partneritet ekonomik të fuqizohet në të ardhmen në të mirë të dyja vendeve, kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Greqisë, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj, delegracionin nga Greqia e ka informuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, forcimi i shtetit ligjor, proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe reformat në shumë fusha të jetës.


“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe po punon intensivisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, hartimin e legjislacionit i cili lehtëson kushtet për investitorët potencialë, duke krijuar zona të lira ekonomike në gjithë territorin e vendit dhe duke zbatuar ligje të përshtatshme për investime të huaja direkte”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën që Greqia të zbatojë lehtësira tarifore për bizneset kosovare.

Haradinaj ka përshëndetur idenë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik në mes të dyja vendeve, me qëllim të avancimit të raporteve ekonomike.

Sekretari i përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos, ka theksuar se Greqia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori