Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësues të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, si dhe përfaqësues nga shteti Egjiptian, të kryesuar nga Zahi Hawass, ish-ministër i Shtetit për çështje të antikiteteve, ambasador i OKB-së për trashëgimi globale.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj përgëzoi komunitetit egjiptian në Kosovë për ditën e tyre dhe tha se Kosova respekton diversitetin kulturor, etnik, fetar, dhe këtë e konsideron pasuri të vetën të veçantë.
Haradinaj tha se ky komunitet ka qenë i përkushtuar që nga paslufta për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese.
“Këto janë dëshmia më e mirë dhe më e fuqishme se sa e drejtë dhe sa e justifikueshme është baza e vlerës multietnike, e cila po ndërtohet në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar për kontributin e tyre në luftën çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë komunitetin egjiptian në Kosovë, nevojat kulturore të këtij komuniteti, ato arsimore, identitare, por para së gjithash do të bëjë përpjekje maksimale që të punojë në zhvillimin ekonomik dhe të sigurojë që përmes zhvillimit ekonomik të ketë sa më shumë të punësuar nga radhët e komunitetit egjiptian.
Haradinaj tha se është nder që sot prezent është edhe profesori i nderuar nga Egjipti, Zahi Hawass, i cili është një vlerë e civilizimit dhe i cili vlerat që janë për gjithë globin, trashëgiminë mijëravjeçare, po i nxjerr në dritën e sotme dhe po i shpërndanë për të gjithë.
“Ju siguroj se atë pak që do ta bëjmë së bashku për vendin, po e bëjmë me dinjitet dhe që ju të ndiheni vërtet të respektuar. Dëshira ime është që në Kosovë të ndihemi vërtet më dinjitetin e merituar”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar këtë komunitet në angazhimin për zhvillimin e Kosovës për të ecur përpara.
Në fund të ceremonisë, përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga kryeministri Haradinaj për këtë komunitet, i dhuruan mirënjohje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë