LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e quan të korruptuar Gjykatën Speciale: Në vendin tim do duhej të ishin kolegët e kësaj gjykate

Haradinaj e quan të korruptuar Gjykatën Speciale: Në vendin tim do duhej të ishin kolegët e kësaj gjykate

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj në seancën e parë para Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ka thënë se kjo gjykatë është politike, selektive dhe e njëanshme.

Haradinaj theksoi se është e pakuptimtë që ata të përgjigjen për sekretet që u dolën kësaj gjykate.

“Ne duhet të përgjigjemi se përse u dolën sekretet e tyre. Ato nuk ishin një e dy fletë, por me mijëra faqe. OVL nuk ka pasur qasje e as nuk ka dhe nuk mund të fajësohet për nxjerrjen e këtyre dokumenteve nga sirtarët”, tha Haradinaj.


Ai shtoi se në vendin e tij do të duhej të ishin kolegët e kësaj gjykate.

“Në vendin tim, ku jam ulur duhej të ishin koleget të kësaj gjykate. Mohimi i faktit duke anashkaluar se kush i nxori këto dokumente nga sirtarët, dhe kush i solli në selinë tonë dhe tani për këtë ne të mbajmë përgjegjësinë është çmenduri dhe aspak drejtësi. Kjo gjykatë është politike, selektive, dhe e njëanshme dhe po bindem se është edhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do t’u dilte i tërë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kjo gjykatë po mundohet të njollosë luftën e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj dhe të dënoj përfaqësuesit e këtyre luftëtarëve.

Haradinaj nuk u vetë deklarua për fajësinë ose pafajësinë e tij, duke thënë se këtë tash e tutje do ta bëjë përmes avokatit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori