LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Haradinaj kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Haradinaj  tha se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet, ndërsa kërkoi nga ministri i Jashtëm, Stef Blok mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencialë vendorë dhe të huaj.


Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin e Jashtëm holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Ndërsa, ministri Stef Blok, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori