LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, gjeneralit Timothy Orr: Në Kosovë, gjithmonë jeni në shtëpinë tuaj

Haradinaj, gjeneralit Timothy Orr: Në Kosovë, gjithmonë jeni në shtëpinë tuaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në pritjen lamtumirëse organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr, tha se “Jam i lumtur, por edhe Kosova është e lumtur që jemi së bashku sot. Gjithmonë në Kosovë jeni si në shtëpinë tuaj”.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se sonte ka një mesazh të cilin do ta përcjell në emër të popullit të Kosovës.

“Ju kurrë nuk mund t’i bëni diçka mirë kosovarëve dhe ata të mos ju falënderojnë. Kjo nuk ndodh kurrë. Nëse bën diçka të mirë për këtë komb, për këtë popull, nuk mund të shpëtosh pa falënderimin e kosovarëve”, shtoi kryeministri Haradinaj duke shprehur falënderimin ndaj shërbimit të Gjeneralit Timothy Orr, shtetit të Amerikës, Iowa-s dhe veçanërisht për programin e përbashkët me FSK-në.


Kjo punë e përbashkët, siç theksoi kryeministri Haradinaj, është zgjeruar në shkollim, “ndihmën që ia kanë dhënë ushtarëve tanë duke thënë se tani kemi ushtrinë tonë dhe shprehu po ashtu falënderimin për besimin që e kanë treguar ndaj përpjekjeve tona që të jemi partner jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe në rajon dhe, gjithashtu partnere e paqeruajtjes në të ardhmen”.

“Nuk duhet të harrojmë të themi se Kosova është shtëpi e të gjithëve që jetojnë në Kosovë: Shqiptarëve; serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve.

Të gjithë që jetojnë këtu, Kosovën e kanë vendlindje dhe forca jonë është multietnike dhe qëllimi jonë është t’i shërbejmë paqes, jetës dhe sigurisë dhe kjo është për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

“Ushtria jonë është forcë e vogël”, tha kryeministri Haradinaj duke përmendur këtu se “qëllimi ynë është që të rrisim besimin jo vetëm me ShBA-në, por edhe me NATO-n, KFOR-in”.

Kryeministri Haradinaj e përfundoi fjalën e tij me një citat nga babai i tij, duke thënë se “Kosova është vendi yt dhe gjithmonë do të jetë kështu”.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr në fjalën e tij tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar dhe krenarë që sonte të qëndrojë përballë të gjithë të pranishmëve

“Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu dhe të marrë medaljen. Jam krenar që nderohem nga FSK. Ne kemi zgjedhur Kosovën specifikisht nga 18 vende. Qëndroj këtu dhe shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë pritje të organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për Gjeneralmajor Timothy Orr, ishin përfaqësues institucionalë, deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe ushtarakë.

Në këtë ceremoni një fjalë mbajti edhe Gjeneral-lejtënant, Rrahman Rama. Me këtë rast Gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, Gjenealit Orr i ndau Medaljen për Shërbim Vetëmohues dhe stemen e Forcës se Sigurisë se Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori