Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për “Lutjet e Mëngjesit”, që do të zhvillohen më 6 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.

Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.


Ftesa zyrtare është dërguar nga anëtarët e Kongresit Amerikan, Tom Suozzi dhe John Moolenaar.

Kujtojmë se vitin e kaluar Haradinaj nuk kishte marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte marrë ftesë për këtë ngjarje.

Haradinaj nuk kishte arritur të pajiset me kohë me vizë udhëtimi për në SHBA, shkaku i qëndrimit të fortë kundër heqjes së taksës, gjë të cilën ia kërkonin nga administrata amerikane. /Telegrafi/

82061024 466146207663098 5186377978644267008 n