LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Flamuri kombëtar, flamur i lirisë sonë

Haradinaj: Flamuri kombëtar, flamur i lirisë sonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbrojtje të vendimit të tij për vendosjen e flamurit shtetëror në vend të flamurit kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë”.

Postimi i plotë i Haradinajt:


“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,

Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri” (sic.), ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ishte kryeministri Haradinaj që sot kishte urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror në hapësirën “Te Rrethi”, aty ku është i vendosur flamuri kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori