LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon Rifat Jasharin: E veçantë është thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit

Haradinaj falënderon Rifat Jasharin: E veçantë është thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Rifat Jasharin, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se ka marrë urime të shumta për këtë ditë, por më së shumti ai e falënderon Rifat Jasharin i cili përkujdeset që çdo përvjetorë tu qëndrojë afër.

“Me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qëndrojë afër. Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin. Heronj të Kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdo kund në Atdheun tonë”, shkruan Haradinaj.


Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori