Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se e ka pritur në kabinetin e tij babain e tij Hilmiun.

Në dedikimin e tij për babain, Ramushi thotë se “Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin”.


Postimi i plotë i Haradinajt:“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin. I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur. Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndershmëri e virtyte të larta. Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut. Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. Këto vlera janë të përhershme për mua. Jam shumë krenar që jam djali i tij. Falemnderit babë!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

ramushi