LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është fyese kjo çfarë po synon Kurti me çështjen e luftëtarëve të lirisë

Haradinaj: Është fyese kjo çfarë po synon Kurti me çështjen e luftëtarëve të lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha që kryeministri i vendit, Albin Kurti të merret me veteranët e luftës.

Haradinaj thotë se sot do duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura.

“Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe njëherë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat, për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, deklaroi Haradinaj në televizionin publik.


“Është fyese kjo çfarë po synon Kurtin me çështjen e luftërave të lirisë. Nuk është koha që tash Kurti të merret me çështjen e veteranëve”, tha ai.

Sipas tij, ajo se çfarë po ndodhë aktualisht në vend, është ngecja e dialogut dhe kryeministri po tregohet shumë fleksibil ndaj shteteve të QUINT-it.

Ish-kryeministri i Kosovës, po ashtu ka diskutuar edhe për disa tema tjera si pjesë e opozitës.

Ndër temat që po diskutohen në emision është edhe puna e refuzimit të gazit amerikan.

Sipas tij, refuzimi i këtij projekti ka pozicionuar Kosovën keq ndaj politikave amerikane dhe të aleatëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori