LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I çuditshëm dhe i pakuptimtë lavdërimi i Kurtit për KEK-un

Haradinaj: I çuditshëm dhe i pakuptimtë lavdërimi i Kurtit për KEK-un

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të çuditshëm dhe të pakuptimtë lavdërimin që kryeministri Albin Kurti thotë se ia ka bërë Korporatës Energjetike të Kosovës.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se “sikur të mos ishte tragjike, do të ishte komike, pasi ai qartë shihet se e ka gabuar audiencën”.

Lexoni të plotë postimin e kreut të AAK-së:  


I çuditshëm dhe krejt i pakuptimtë lavdërimi i Kurtit për KEK-un dhe sukseset e tij. Sikur të mos ishte tragjike, do të ishte komike, pasi ai qartë shihet se e ka gabuar audiencën.

Kur e lexon postimin e tij, të jep përshtypjen sikur ai u është drejtuar jo KEK-ut dhe punëtorëve të tij, por atyre që janë përfitues të mëdhenj të KEK-ut: pra, atyre që i ndjek ligji për afera në KEK dhe blerje të energjisë, atyre që marrin rrogë me kontrata të fshehta nga EPS, por edhe të gjithë dilerëve të energjisë në rajon. Jo KEK-ut, jo, se me asgjë s’ia kanë parë hajrin Albin Kurtit, bile as me bojlerë as me spoilerë.

Përveç 21 milionë euro dëmshpërblim që ka paguar, po të ishte burrë Albin Kurti, ai do të tregonte sa qindra miliona euro ka importuar që nga koha kur është Kryeministër, me çfarë çmimi dhe nga kush. Kurti, këtë ua ke borxh njerëzve të këtij vendi. Është e sigurt se ai nuk do të tregojë për shumat, e edhe shitësit e rrymës do të përpiqet t’i fshehë, por ai duhet të dijë që pushtetet nuk janë të përjetshme. Refuzimi i gazit amerikan dhe anulimi i projektit Kosova C, shtrenjtimi i dyfishtë i energjisë për qytetarin, aty do të jenë.

Kosovës i mbetet që edhe këtë dimër të lutet që do të jetë dimër i butë dhe të ketë rrymë të mjaftueshme dhe çmim të lirë në treg. Ndryshe, keq do të jetë për gjithë vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori