Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i ka dhënë dy goditje të rënda shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen për targat e automjeteve dhe refuzimin për gazsjellësit amerikan.
Haradinaj në një konferencë për medie, tha se kryeministri Kurti u dëshmua se është antiamerikan me refuzimin për gazsjellësin, derisa tha se marrëveshjen për targat Kosova u kthye 10 vjet prapa.
“Shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda që ka shpallja e pavarësisë nga një kryeministër kukull. Dje është nënshkruar një marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet prapa, po ashtu edhe refuzimin e gazsjellësit amerikan. Me anë të marrëveshjes për targat e automjeteve Kurti goditi sovranitetin e vendit. Ky njeri e ka bërë hisedar Serbinë dhe ka pranuar të negociojë punën e ndjeshme të brendshme. Ky njeri me vendimin për gazsjellësin ka marrë vendimin më antiamerikan. Ky njeri ka nisur epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë”, tha ai.
“Edhe marrëveshjen për targat edhe me JO-në për gazsjellësin amerikan, ky njeri ka nisur epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë, por ju siguroj se nuk do të ketë sukses. Kam një pyetje edhe për Presidenten e vendit. Pse po hesht për refuzimin shtetëror të projektit amerikan te gazsjellësit. Kjo heshtje e bën këtë goditje edhe më të dhimbshme dhe frikësuese. Jo më shumë se 2 javë më parë, ajo pat thënë se: ‘Kosova s’ka refuzim. Kosova s’mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-të’. E çka ndodhi tash. Sqarojeni popullin kah jeni nisur”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa