Tetë milionë euro shuma e grantit për performancën komunale Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar thirrjen për hapjen e procedurave për raportim nga komunat për Grantin e Performancës Komunale. Ky grant do të ketë vlerën rreth tetë milionë euro, ku do të mbulohet nga qeveria e donatorët.
Në konferencën e MAPL-së u tha se këtë vit vlerësimi do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ.
Zëvendës-sekretari i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela tha se këtë vit do të jetë edhe më publik procesi i nisjes së procedurave për raportimit nga komunat.
“Tash do ta fillojmë lansimin e thirrjes për grantin e performancës. Një ndër arsyet pse e kemi thirr këtë konferencë edhe në mënyrë pak më solemne është se sivjet vlerësimi i performancës dhe grantit të performancës do të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ. Për atë arsye kemi menduar që ja vlen kësaj radhe ta bëjmë më publik këtë nisje të procesit”, tha ai.
Udhëheqës i Divizionit për Performancë Komunale, Haxhi Krasniqi tha se sot lansohet thirrja për vlerësimin e performancës së komunave, ku shënohet edhe vlerësimi përfundimtar të shërbimeve komunale.
“Kemi tri cikle që kjo pjesë do të vlerësohet. Është pjesa organizative që sot pas kësaj konference do ta kemi në sistemin e menaxhimit të performancës. Thirrjen për raportim që thirrja për raportim të këtyre shërbimeve do të jetë 45 ditë të plota që brenda këtyre 45 ditëve do të kemi vlerësim paraprak, një verifikim sipërfaqësor të këtyre të dhënave që komunat do t’i raportojnë. Pas përfundimit të 45 ditëve do të kemi edhe pjesën e verifikimit kryesor që do t’i nënshtrohet treguesve të caktuar dhe ajo do të bëhet përmes monstrimit të treguesve”, u shpreh ai, raporton kp.
Sipas tij, MAPL ka qenë në fazën e ndryshimeve të kuadrit ligjor këtë vit dhe të dokumenteve tjera përcjellëse.
Krasniqi shtoi se është përshtatur dokumenti kryesor dhe rregullat e grantit me Ligjin për Performancë Komunale dhe Udhëzimin Administrativ.
“Do të kap vlerën tetë milionë euro. Sipas informacioneve preliminare që kam, granti i performancës nga qeveria do të jetë diku rreth katër milionë euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët pjesën e tyre, që përfshin pjesën e 3,5 milionë euro. Kjo do të bëhet përmes rregullave të grantit të performancës, që janë lansuar çdo vit. Por, këtë vit kemi rregulla më specifike sepse janë të parapara me udhëzimin administrativ dhe për herë të parë bëhet rregull ligjor granti i performancës së komunave. Dhe do të përpiqemi çdo herë që komunat të trajtohen me standarde të njëjta, përmes sistemit të menaxhimin të performancës”, theksoi ai.
Përfaqësues të MAPL-së janë pyetur edhe për udhëzimin administrativ për nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve nga komunat, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës