Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë lansoi Sfidën për Mendje Kreative, një thirrje e hapur për ide inovative që synojnë mbështetjen e ‘startups’ në industritë kreative.
Duke ditur rolin që Industritë Kreative (CI) kanë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik globalisht, kjo sfidë synon të shfrytëzojë një grup në zgjerim të talenteve krijuese për të ndërtuar një sektor krijues dinamik dhe inovativ. Nisma fokusohet në rritjen e aftësive për ndërmarrësi dhe vetëpunësim duke forcuar partneritetet ndërmjet akademisë dhe sektorit privat, duke gjeneruar në fund mundësi më të mëdha për rritjen e ekonomisë kreative.
Inovacioni i nxitur: Një Sfidë për Mendjet Kreative fton të gjitha bizneset e reja në sektorin krijues të dorëzojnë zgjidhje inovative që demonstrojnë një potencial të fortë për ndikim dhe shkallëzim, qoftë përmes prezantimit të teknologjive të reja, modeleve unike të biznesit ose qasjeve kreative që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.
Propozimet e përzgjedhura do të përfitojnë mentorim, udhëzim dhe mbështetje financiare deri në 10,000 euro, duke i ndihmuar ata të kalojnë nga ideja në prototip dhe nga prototipi në një produkt minimal të zbatueshëm (MVP).
Afati i fundit për dorëzimet është 2 tetor 2024. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, klikoni në këtë LINK
Kjo nismë është ndër të parat që ka prioritet industritë kreative si një shtytës kryesor të rritjes ekonomike.
Ajo synon të bashkojë palët e interesuara institucionale, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të në sektorin kreativ.
Inovacioni i nxitur (Innovation Unleashed): Një Sfidë për Mendjet Kreative (A Challenge for Creative Minds) është pjesë e projektit Creative Industries, i mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:
Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; email: burbuqe.dobranja@undp.org
Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së
Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824 e-mail: danijela.mitic@undp.org
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit