Shkupi dhe Maqedonia për herë të parë do kenë Retail Park. U bë hapja zyrtare e parkut për blerje të 22 brendeve të mirënjohura që janë vendosur në këtë park që në vete përmban edhe shumë hapësirë për blerje dhe parking.

Point Retail Park 2


Point Retail Park zë një sipërfaqe neto prej 9 500 m2, do të ketë 300 vende për parkim, kurse sipas investuesve do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë vizitorët, kurse sipas tyre pritet ta vizitojnë nga i gjithë rajon.

Ali Qaili tha në hapjen solemne se ndjehen shumë të lumtur që kanë hapur parkun e parë në Maqedoni të këtij lloji dhe se kanë zbukuruar këtë pjesë të Shkupit.

Përndryshe, në këtë park për shopping janë vendosur brende si: LC Waikiki, Sport Vision, KFC, JYSK, NEPTUN, Zegin, Sara Fashion, LTB, parfumeritë Schatze, Sporteks, KRSH, D pajisje sportive etj. /Telegrafi/