LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi, ministri Peci tregon vlerën për produkte

Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi, ministri Peci tregon vlerën për produkte

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2024.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se do të ofrojnë përkrahje konkrete, transparente, kontroll e meritokraci për të gjithë fermerët.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që synojnë të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore.


“Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar. Përkrahje për misrin 329 € /ha. Përkrahje për elbin 304 € / ha. Përkrahje për thekrën 304 € / ha. Përkrahje për tërshërën 304 € / ha. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro. Rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektar. Pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha. Rritje e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport.

“Speci – Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha. Speci – Varieteti Somborka nga 500 €/ha në 654 €/ha. Domate nga 500 €/ha në 654 €/ha. Tranguj nga 500 €/ha në 654 €/ha. Qepa nga 500 €/ha në 654 €/ha. Hudhra nga 500 €/ha në 654 €/ha. Fasulja monokulture nga 500 €/ha në 754 €/ha. Patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha. Vazhdon përkrahja për perimet e tjera në fushë të hapur me 554 €/ha ndërsa për perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha”.

“Tek pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë. Rritje e përkrahjes për sipërfaqet që janë të certifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike. Subvencionimi për lopë qumështore nga 90 € për krerë. Rritje e përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë. Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica. Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë. Vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog”, ka bërë të ditur Peci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Ekonomi
ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Ekonomi
Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Ekonomi
Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Ekonomi
Përgatituni për një përvojë estetike unike në hapësirën e ridizajnuar të Asa Medical Aesthetics

Përgatituni për një përvojë estetike unike në hapësirën e ridizajnuar të Asa Medical Aesthetics

Ekonomi
Kampi Pranveror në BONEVET Prishtina – një eksperiencë unike për fëmijët që duan të krijojnë dhe eksplorojnë në fushat STEAM

Kampi Pranveror në BONEVET Prishtina – një eksperiencë unike për fëmijët që duan të krijojnë dhe eksplorojnë në fushat STEAM

Ekonomi
Kalo në kategori