Hapësira Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicë mbledh 800 euro për shoqatën e të shurdhërve në Mitrovicë

Hapësira Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicë ka mbledhur 800 euro për shoqatën e të shurdhërve në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, në këtë shumë monetare kanë kontribuuar qytetarët gjatë muajit të Ramazanit, shkruan Telegrafi.
“Deri tash, pak netë para se me përfundu Ramazani, falë kontributit të secilit/ës kemi mbrri me i mbledh 800€ për shoqatën e të shurdhërve në Mitrovicë. Faleminderit krejtve për solidaritetin!”, thuhet në njoftim.
Më poshtë, brenda njoftimit mund t’i gjeni disa pamje nga netët brenda Hapësirës Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































