Për herë të parë në Kosovë po organizohet trajnimi dhe certifikimi për Certified Hotel Administrator (CHA), një nga kualifikimet më të njohura ndërkombëtare në industrinë e hotelerisë dhe mikpritjes, ndërsa aplikimet tashmë janë të hapura.

Programi do të nisë më 24 prill 2026 dhe do të zgjasë pesë ditë intensive, duke u organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI). Trajnimi është i dedikuar për profesionistët që synojnë të avancojnë njohuritë në menaxhimin e hotelerisë dhe lidershipin në turizëm.




Ligjëratat do të udhëhiqen nga eksperti ndërkombëtar Georges Ubbelohde, trajner i certifikuar nga AHLEI, ndërsa pjesëmarrësit në fund të programit do të kenë mundësi të pajisen me një certifikatë të njohur globalisht. Organizatorët kanë bërë të ditur se 20 aplikuesit e parë do të përfitojnë ofertë speciale për regjistrim.

Ky trajnim vjen si pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e aftësive në tregun e punës, e mbështetur nga projekti Matching Skills to Jobs (MSJ), i Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i implementuar nga Swisscontact.

Aplikoni tani:https://akademiaeturizmit-ks.com/