LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick konfirmon rikthimin e Lamine Yamal – flet edhe për gjendjen e Ronald Araujos

Hansi Flick konfirmon rikthimin e Lamine Yamal – flet edhe për gjendjen e Ronald Araujos

Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se Lamien Yamal do të rikthehet sërish në aksion këtë vikend, teksa blaugranasit do të jenë nikoqir të Las Palmas në ‘Montjuic’.

Adoleshenti spanjoll ka qenë jashtë fushave që nga fillimi i këtij muaji, por që së fundmi u rikthye sërish në stërvitje me bashkëlojtarët.

Mungesa e 17-vjeçarit ka bërë që Barcelona të lëshojë pikë në dy ndeshje në La Liga teksa ai u rikuperua nga një lëndim në kyçin e këmbës, por Flick ka konfirmuar për mediat se Yamal do të jetë i gatshëm për Las Palmas.


“Lamine është rikthyer. Ai është i gatshëm që të luajë. Do ta shohim nëse do të startojë apo jo. Ai mund të luaj dhe ai do të luaj”, ka thënë Flick.

“Ai mund të lë shenja atje”, ikona gjermane ia propozon Hansi Flickut transferimin e yllit të Stuttgartit
Lexo po ashtu “Ai mund të lë shenja atje”, ikona gjermane ia propozon Hansi Flickut transferimin e yllit të Stuttgartit

Në ndërkohë Ronald Araujo është rikthyer në stërvitje gjatë javës së fundit dhe trajneri gjerman dha gjithashtu një përditësim edhe sa i përket gjendjes së tij fizike.

“Ai po stërvitet tani, po bëhet më mirë çdo ditë dhe më intensitet më të lartë. Nuk do të thosha ndonjë datë të veçantë, por ai është shumë afër që të rikthehet të luaj sërish”.

Një tjetër lojtar që po rikthehet nga lëndimi për Barçën është Gavi, i cili tani ka luajtur në 8 ndeshje, duke e nisur si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos.

Duke marrë parasysh se Marc Casado është i suspenduar për takimin me Las Palmas, ka shumë mundësi që Gavi do ta nis nga minuta e parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një finale e El Clasicos me vlerë 'dy' tituj

Një finale e El Clasicos me vlerë 'dy' tituj

Ndërkombëtare
Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Ndërkombëtare
PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

Ligue 1
“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

Ndërkombëtare
Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Premier League
Kalo në kategori