Komuna e Hanit të Elezit, në bashkëpunim me organizatën LAB, ka shpërndarë sot 50 motokultivatorë për fermerët e kësaj komune.

Ky projekt synon fuqizimin e bujqve lokalë përmes pajisjes me mjete pune që do t’i ndihmojnë të rrisin prodhimtarinë, të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme dhe të sigurojnë stabilitet më të madh financiar për familjet e tyre, përcjell Telegrafi.




Nga komuna u theksua se mbështetja e bujqësisë mbetet një ndër prioritetet kryesore, duke u mundësuar fermerëve kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Fermerët përfitues u uruan punë të mbarë, me shpresën se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës. /Telegrafi/