LAJMI I FUNDIT:

Hamza: PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës, do të insistojmë të trajtohen në Kuvend

Hamza: PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës, do të insistojmë të trajtohen në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur konferencë për media pas seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën nuk u miratua pakoja emergjente e propozuar nga ta.

Hamza shtoi se kjo situatë përveç ndikimit në aspektin shëndetësor, ka ndikim të madh edhe në ekonomi.

“Ne kërkuam një mocion procedural, projektligjet janë dorëzuar në Kuvend. Ka pas raste dhe praktika nga e kalura kur në seanca të jashtëzakonshme me mocion procedural janë futur ligje në rend dite dhe janë votuar”, ka thënë Hamza.


PDK tërheq propozimin për rezolutë, përfundon seanca
Lexo po ashtu PDK tërheq propozimin për rezolutë, përfundon seanca

Ai ka shtuar se qëllimi i tyre sot ishte që të krijojnë një bazë legale.

“Megjithatë pas insistimit tonë që të hidhet në votim mocioni procedural dhe të futen në rend dite këto ligje , nuk u lejua që mocioni procedural të procedohet tutje…Edhe prej Grupeve Parlamentare nuk u pa vullnet e as gatishmëri për këtë”, shtoi Hamza.

Hamza theksoi se PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës.

“PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës ato janë në procedurë dhe do të insistojmë që ato të trajtohen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori